Hendbollistet e Çairit me fitore festojnë 8 marsin

Hendbollistet e Çairit kanë shënuar fitore të madhe me rezultat 28-35 si mysafire kundër Pelisterit, sot (e diel, 8 mars) në sallën e sporteve “Mladost” në Manastir.

Kjo fitore është arritur pikërisht në ditën e Gruas – 8 marsi.
Pas triumfit vajzat çairase kanë bërë një selfie në sallë pas përfundimit të takimit.

“Mënyra më e mirë me uru 8 mars me fitore, urime urime urime! Pelister- Çair 28-35!”, ka shkruar trajneri Basri Latifi. /Gazeta Lajm/