Hem i ofrojne Kryeministri, hem ja ngritin rejtngun neper anketa

Shkruan: Arsim Zekolli

Kete trik te anketave te porositura te dizenjuara jo per te rritur rejtingun e liderit (Ali Ahmetit) por per te nenvleresuar rivalet, e shpiku Zoran Zaev per te eliminu Radmila Sheqerinsken. Duke e poshteruar me 2% perkahje karshi 22% perkrahje per “Murtinezerit”.

I njejti truk tani perdoret nga ahmetovitet per te ngritur Taravarin, vetem e vetem per te nenvleresuar Izetin. Siç pritej, pas vizites Taravari ne Prishtine dhe ofertes ekspres nga Alia per Kryeministri.

Ahmetovitet nuk kane me fushe per zevendesim te “izetoviteve” me forca te reja, qe do të mbushin zgafellën qe veç sa thellohet dhe zgjerohet rreth Recices. Prandaj detyrohen qe ate zgafellë ta mbulojne duke “shnukur” ndonje votë ketu-aty.

Keshtu qe, deshi apo nuk deshi, Ahmeti e ka patjeter me therr naj Kurban, per te mbajtur ahmetovitet me peshe konkurrente. E tani, Aliu nuk e sakrifikon prapanicen e vet, sikur edhe te prishet dynjaja. Do te deshironte ta hedh Musen, por nuk guxon pasi qe “Musa i dinë do sende”. Blerimi eshte ne fazen transxhender – mes dy kampeve ne Saraj, te cilat me shumë i diktojne Blerimit, se Blerimi atyre.
-Kush do të shkojë Kurban?