Hazard dhe Asensio? Zidane jep lajmin e shumë pritur

Hazard dhe Asensio janë gati për lojë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se Eden Hazard dhe Marco Asensio janë të gatshëm për lojë.

Për Asension do të jetë sfida e parë këtë sezon kundër Eibar, pasi spanjolli mungonte që nga korriku i vitit 2019.

Derisa Hazard ka pasur një sezon me lëndime, me shpresën që do të jetë i shëndosh deri në fund të sezonit.

“Hazard dhe Asensio janë stërvitur normalisht dhe janë të gatshëm për lojë”, u shpreh Zizu.

“5 zëvendësime? Është diçka e re dhe duhet të adaptohemi. Nëse janë 5, do të bëjmë 5, nëse janë 7, atëherë 7”.

“Preferoni të luani para apo pas Barcelonës? S’ka rëndësi, pushimi prapë se prapë do të jetë i njëjtë. Jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë, nuk ka justifikime”.

“La Liga apo Champions? Kemi 11 finale dhe më pas kthehet Champions League”.