Haxhinjtë godasin “djallin”

Disa më larg e të tjerë më afër e kryen, të enjten, ritualin tradicional në Mina një ditë para se ata të kthehen në shtëpi nga udhëtimi i shenjtë.

Këtë por dhe të tjera ceremoni fetare këtë vit banorët e Arabisë Saudite i kryen më lehtë për shkak se pandemia ndaloi mysafiret e vendeve të tjera të botës.

Kështu numri i pakët i vizitorëve me rreth 60 mijë myslimanë ishte i favorshëm për besimtarët sauditë që thanë se e shijuan çdo ritual të këtij Haxhi.

Në vitet e mëparshme, grumbullimi i më shumë se dy milion njerëzve pati përfundime fatale për disa të cilët ndërronin jetë për shkak shtypjes së turmës.