Havertz ka mbetur i befasuar me shkarkimin e Tuchel, ka disa fjalë edhe për trajnerin e ri Potter

Thomas Tuchel u shkarkua nga Chelsea më fillim të shtatorit për shkak të rezultateve jo të mira në fillimin e sezonit 2022/2023.

Trajneri gjerman edhe pse kishte fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin Botëror për Klube, nuk kishte më besimin e klubin.

Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, ka thënë se nuk ka mbetur i befasuar me shkarkimin e Tuchel, teksa dhanë edhe përshtypjet e para rreth trajnerit të ri, Graham Potter.

“Sezoni i ri nuk ka nisur kaq shumë keq për ne, pasi renditemi në vend të gjashtë në kampionat, veçanërisht duke marrë parasysh që klubi ka nënshkruar me shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë nevojë për t’u ambientuar”.

“Futbolli është i shpejtë, në çdo moment mund të ndodhin shumë gjëra. Edhe unë u befasova nga shkarkimi i Tuchel, sidomos duke marrë parasysh mënyrën e futbollit që kemi prodhuar me të si trajner dhe çfarë kemi fituar”.

“Trajneri i ri? Përshtypja e parë për Potter është shumë pozitive. Kemi një skuadër të madhe dhe mendoj se të gjithë po argëtohemi”, ka thënë Havertz.