Havertz, gjithnjë e më afër skuadrës së Çellsit

Ylli gjerman, Kai Havertz, është lojtari që po gëzon vëmendje të madhe para merkatos së verës, me skuadrën e Çellsin, që lidhet më së shumti me blerjen e tij. Sipas mediave në Britaninë e Madhe, skuadra e Çellsit ka bërë edhe një hap drejt mesfushorit gjerman.

Thuhet se ‘Blutë’ e Londrës kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë gjithçka duhet të mbyllet vetëm me Bajer Leverkuzen. Çellsi do të bëjë një ofertë prej 80 milionë eurove, pak më poshtë sesa kërkesa e Leverkuzenit. Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga ‘Aspirinat’ e Leverkuzenit.