“Hashim Thaçi distancohet nga UÇK-ja”

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith në dokumentin e tij të publikuar ka thënë se Hashim Thaçi kishte deklaruar se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në vitet për të cilat akuzohet nuk ka pasur ndonjë autoritet në intervistat dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sipas Smith, Hashim Thaçi ishte distancuar nga UÇK-ja.

“Në mënyrë të ngjashme, në intervistat e tij me ZPS-në, z. Thaçi hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së, duke pohuar në mënyrë të përsëritur se në asnjë moment më 1998 ose 1999 ai, ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në. Siç u përmend në konferencën statusore, këto pohime më tej hedhin poshtë pretendimet nga mbrojtja se përgatitja dhe hetimi nuk mund të fillojnë deri diku pas përfundimit të zbulimit të të gjitha provave”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shkruan “Bota sot”.

Pas kësaj deklarate të Smith, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Hashim Thaçi gënjeu në Speciale.

Sipas tij, Thaçi ia vjedhi fondet e luftës UÇK-së nga “Vendlindja Thërret” si dhe e demobilizoi UÇK-në pas luftës.

Nëse nuk ishte lider i UÇK-së, atëherë Miftari thotë se po del që Thaçi ishte komandant i “Shumadis” ose komandant i ushtrisë franceze pra i shërbimit sekret francez DGSE.

Miftari thekson se, Thaçi agjent i DGSE kurse vëllai i tij agjent i UDB-së andaj shton se kurrë nuk do të bëhet mirë.

Postimi i plotë:

Gënjeshtrat e presidentit në prokurori

Hashim Thaçi nëse nuk ishte lideri kryesor i UÇK që ja vjedhi tërë fondet e luftës ( Vendlindja thërret) dhe në fund e demobilizoj UÇK-në me një nënshkrim e la rrugëve përmes K90, atëherë po del se Hashim Thaçi është komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Shumadis ose komandant i ushtrisë Franceze gjegjësisht i shërbimit Sekret Francez DGSE!

Vet poli agjent i DGES-Franceze.., vëllain agjent me UDB-Serbe tani po të bëhet mirë në Kosovë kurrë jo, s’ka mu bë mirë kurrë as atëherë jo se jo!

Image