Harry Styles ngushton veshjen te zona intime në mënyrë që të marrë sa më shumë nxirje të barabartë nag dielli në të gjithë trupin

Harry Styles iu bashkua shoqja e tij, Jacquelyn Jablonski dhe miku i ngushtë James Corden teksa po niseshin me një varkë në Bolsena, Itali të premten.

Harry, 29 vjeç, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar dhe me tatuazhe ndërsa hoqi këmishën e tij për të vënë në pah ngjyrën e trupit, shkruan DailyMail.

Bukuroshja amerikane Jacquelyn, 32 vjeçe, ndërkohë, vuri në pah figurën e saj trupore e veshur bikini me tela të zeza.

Asaj iu bashkua i fejuari i saj, Xander Ritz, i cili është mik i ngushtë me krijuesin e hitit “Walmelon Sugar”.

Në festë ishin të pranishëm edhe James Corden, 44 vjeç dhe gruaja e tij Julia, 43 vjeçe.

James dhe Julia janë nisur për në Itali pasi janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas lamtumirës së James në pogramin “The Late Late Show”.

Grupi u fotografua duke mbërritur në liqenin Bolsena, i cili krenohet si liqeni më i madh vullkanik në Evropë.

Harry pa dyshim luajti udhërrëfyesin për grupin pasi thuhet se ai ka një pronë në Civita di Bagnoregio, afër Bolsenës.

Ata shijuan së ngrëni disa pica përpara se të shkonin në ujë me një varkë, me Harryn që kishte një dukje si të ishte kapiten, ndërsa merrte kontrollin e timonit.

Harry tregoi tatuazhet e tij të shumta teksa e kufizonte sa më shumë zonën intime, në mënyrë që të merrtr një nxirje të barabartë nga dielli në të gjithë trupit.

Banda më pas u drejtua për në breg ku eksploroi disa bare dhe lokale në plazh.

Udhëtimi i Harryt vjen pasi aktorja kanadeze Taylor Russell, 29 vjeçe, ka ndezur thashetheme për një romancë të mundshme me këngëtarin britanik.

Thuhet se të dy janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, pasi një burim i tha tabloidit britanik The Sun së fundmi: “Harry dhe Taylor kanë kaluar shumë kohë së bashku. Ajo është një fanse e madhe e muzikës së tij”.

Fituesi i çmimit “Grammy” më parë ka qenë në lidhje me Olivia Wilde nga janari i vitit 2021 deri në ndarjen e tyre vitin e ardhshëm në nëntor të vitit 2022.

Në kohën e ndarjes, një burim i tha revistës People: “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit. Ajo po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në Los Angeles. Është një vendim shumë miqësor”, dhe shtoi se, “Ata janë ende miq shumë të ngushtë”.

Megjithatë, së fundmi, Harry ishte në një lidhje të shkurtër për pak kohë me supermodelen Emily Ratajkowski, kur të dy u panë duke u puthur me pasion në rrugët e Tokios në një video të siguruar ekskluzivisht nga DailyMail në mars.

Muajin pasardhës, vetë modelja iu drejtua publikisht puthjes virale dhe i tha The Los Angeles Times në prill se: “Padyshim që ende nuk jam duke menduar për djemtë”.

“Ka një milion gjëra të çmendura dhe të pasakta në lidhje me marrëdhëniet e mia [që thuhen]”, u shpreh ajo dhe më pas shtoi: “Megjithëse, po. E dini, ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin”.

Në të kaluarën, Styles u takua gjithashtu me modelen franceze-amerikane, Camilla Rowe nga viti 2017 deri në vitin 2018, dhe gjithashtu u takua me artisten Taylor Swift mbi 10 vjet më parë në vitin 2012.