Bebe Rexha mahnit publikun me paraqitjen joshëse gjatë turneut të saj në Londër

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë ka nisur turneun e saj evropian, “Best F*n Night Of My Life”.

Destrinacioni i parë ka qenë Mbretëria e Bashkuar, ku 33-vjeçarja ka kënduar në një koncert në gjigant në Londër për fansat e saj të shumtë birtanikë.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe nga paraqtija e fundit në Londër, ku është dukur tejet atraktive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

E veshur me një kostum ngjyrë rozë me shkëlqim dhe të shoqëruar me pendë të gjatë anash, që i japin pamjen e një fluture.

Me dukjen e saj joshëse prej biondeje, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” bëri që fansat të ngeleshin të mahnitur jo vetëm nga performanca, por edhe paraqitja e saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Parajsa në Londër”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Turneu “Best F*n Night Of My Life” vjen pas përfundimit të një turneu të suksesshëm ShBA, që vjen si manifestim i albumit të saj më të fundit, “Bebe”, të cilin e publikoi në muajin prill të këtij viti.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram