Harry Kane hedh kandidaturen për Topin e Artë: Besoj se mund ta fitojë

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: Harry Kane of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Burnley at Tottenham Hotspur Stadium on February 28, 2021 in London, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

Harry Kane beson se mund ta fitojë Topin e Artë këtë vit, pasi ai po kalon nëpër një formë të mrekullueshme.

31-vjeçari po e udhëheq Bayernin drejt titullit në Bundesliga, derisa janë në garë edhe për Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Anglezi është pyetur për Topin e Artë derisa ka thënë se beson se mund ta fitojë dhe se është një kandidat i fortë.

“Topin e Artë ? Sigurisht, po e mendoj për të, dhe pse të mos them, besoj në të se do ta fitojë një ditë”, tha Harry Kane në një intervistë.

“Ndjehem sikur performancat e mia më bëjnë një kandidat të besueshëm. Unë jam duke luajtur në ekipe, qoftë Bayern apo Angli, që janë pretendentë të natyrshëm për tituj të mëdhenj”, shtoi sulmuesi.

Kane është në garë të fortë për të fituar Topin e Artë këtë vit.

Sulmuesi i Bayernit vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm për klubin dhe Kombëtaren e tij.

Reprezentuesi anglez këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 9 asistime në 21 ndeshje zyrtare.