Kurti dhe Mustafa janë duke mbajtur takim brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Para takimit, Mustafa u shpreh se janë të vullnetshëm që të arrijnë marrëveshje.
Kurti nuk ka folur para takimit, por gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit tha se nuk mendon që është vonë për arritjen e marrëveshjes dhe krijimin e qeverisë.
Sipas tij, marrëveshja do arrihet në fillim të javës së ardhshme.
Ndërsa, gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu deklaroi se LDK nuk do heq dorë nga posti i kryeparlamentarit dhe nga kërkesat e fundit që kjo parti ia ka bërë VV-së.
Pas përfundimit të takimit në mes dy liderëve pritet të ketë deklarim për media.