Haradinaj: Shqiptarë në Maqedoni të Veriut, mos i besoni mashtruesit Albin Kurti

Keyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherë edhe ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit kosovar Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut rreth ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren.

Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit. Sipas tij kreu i Qeverisë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës.

Reagimi i Haradinajt:

Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut,

Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës.

Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren.

Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij.