Haradinaj: SHBA-të janë aleati ynë kryesor strategjik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook njofton se ka pasur një takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.

Bëhet e ditur se ata biseduan për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”, shkroi mes tjerash Haradinaj në postimin e tij.