Haradinaj përplaset me Kurtin: Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen e quajtët ‘tradhti kombëtare’, tani po krenoheni me të? (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Albin Kurtin, për ndryshim të qëndrimeve të tij prej se ka ardhur në pozitën e kryeministrit.

“Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare? – e tash ju krenoheni dhe thurni elozhe për të njëjtën marrëveshje?”, iu drejtua Haradinaj kryeministrit Kurti, transmeton klankosova.tv.