Haradinaj nuk dorëhiqet nga posti i deputetit

Pas pak minutave pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe betimi i 120 deputetëve të legjislaturës së tetë me radhë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka konfirmuar se nuk do të jap dorëheqje nga posti i deputetit, transmeton lajmi.net.

Për dallim nga hera e kaluar kur Haradinaj u largua nga ky post dhe ia la këtë vend Gazmend Abrashit, këtë herë Haradinaj do të jetë vetë deputet i AAK-së .