Albin Kurti arrin në Kuvendin e Kosovës

Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit, por që nuk ka dashur të deklarohet para mediave.

Pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tashmë shumë prej deputetëve kanë arritur në objektin ku edhe pritet të betohen si deputet të Kuvendit të Kosovës ne legjislaturën e tetë.

Ndryshe është bërë e ditur se përpos Kuvendit të Kosovës sot pritet të bëhet edhe formimi i Qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti.