Kosovë-Shqipëri Haradinaj ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

Haradinaj ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për vdekjen e nënës së tij.

Haradinaj thotë se nëna e Veselit ka kaluar një jetë të tërë në ankth e sfida.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sot ka vdekur në moshën 93 vjeçare Ajshe Veseli, nëna e Kadri Veselit, ish kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.