Haradinaj-Kurtit: Kryeministër, dil nga rrethimi, rriti pagat me ligj, ktheje shpresën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që të dal nga rrethimi.

Ai ndër të tjera i bëri thirrje Kurtit që të rrit pagat me ligj dhe të investojë në gazjellës, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, Haradinaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë që t’a kthejë shpresën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministër, dil nga rrethimi!

– Rriti pagat me ligj

– Investo në gazsjellës

– Ndërto një termocentral me qymyr

– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos

– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë

– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët

– Ktheje shpresën se e ke mundësinë