Dritan Abazoviq në Prokurori, prezanton dokumentacione mbi kontrabandën e cigareve në Mal të Zi

Partia politike URA në Mal të Zi ka njoftuar se kreu i kësaj organizate politike, njëherë edhe kryeministri teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviq sot në Prokurori ka dorëzuar dokumentacione mbi kontrabandën e cigareve në Mal të Zi, përcjell TV21. Abzoviq për këtë fenomen kishte folur disa herë edhe në Kuvend të Malit të Zi.

“Kryeministri teknik, Dritan Abazoviq aktualisht ndodhet në Prokurorinë Speciale të Shtetit ku prokurorëve me dokumentacion të përgatitur iu prezantohet skema e kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, skemë e personave dhe kompanive të lidhura, për të cilën ai ka folur më parë dhe në Parlamentin e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e partisë URA.