Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia e Veriut, fqinj të mirë që synojnë Evropën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ai ka thënë se në këtë takim biseduan për zhvillimet në vend, bashkëpunimin mes dy vendeve, ku tha se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi. Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Ramush Haradinaj. /SHENJA/