Haradinaj bën homazhe te varri i Agron Rrahmanit dhe varrezat e Grupit të Kumanovës

Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij, njoftoi ish kryeministri i Kosovws, Ramush Haradinaj.
“Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare.
Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe te varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Lavdi e përjetshme!”, thekson Haradinaj.