Hapet ueb-faqja për vaksinat, janë vaksinuar 5 345, rreth 111 mijë kanë aplikuar për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar në përdorim onllajn platformën kovid19vakcincaija.mk, ku qytetarët mund të drejtohen për çdo informatë për vaksinat,procesin dhe fazën e imunizimit. Siç sqarojnë nga ministria, pëmes kësaj faqeje qytetarët do të mund të tregojnë interes për vaksimin kundër Kovid 19. Ata shtojnë se imuznizimi është proces efikas dhe e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e smëundjeve ngjitëse dhe për të shpëtuar jetë.

Ndërkaq, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar 5.245 punjonjës shëndetësorë, ndërsa interesim për vaksinim kanë shprehur 110.789 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Në vendin tonë deri tani kanë arritur 8 000 doza nga kompania Fajzer si donacion nga Sërbia, të cilët po i shfrytëzojnë personeli mjekësorë që janë në prioritet për imunizim ndaj koronavirust. Ndërsa, para disa javësh kanë arritur edhe vaksinat nga Rusia Sputnik V me një sasi prej 3.000 dozash,ndërsa, siç ka thënë ministri i shëndeësisë ,Venko Filipçe, nga kjo kompani priten rreth 200 mijë doza. Vaksinat Sputnik V, po ruhen në temperatura -20 gradë në poliklinkën Jane Sandanski.

Ndërsa,dje kreu i shëndetësis tha se deri në fund të muajit prill ose fillim të majit, nëpëmrjet mekanizmit KOVAKS presin 100 mijë vaksina, ndërsa nga fillimi i prillit pritet të fillohet me vaksinim masiv të popullatës. Por, siç tha ai, duke pasur parasyshë ndryshimet që bëhen tek prodhuesit është e mundur që kjo periudhë kohore të ndryshojë.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se vaksinat tani më janë në dispozicion për mbi 20 sëmundje që shpëtojnë miliona jetë në të gjithë botën. Të gjitha vaksinat Kovid-19 janë zhvilluar në platformat të sigurta dhe janë një armë e fuqishme globale për t’i dhënë fund pandemisë. /SHENJA/