Hapet konkursi i 48-të botëror i aftësive

Konkursi i 48-të Botëror i Aftësive u hap po në Shangai, me temën “Aftësitë ndryshojnë botën, aftësitë ndriçojnë të ardhmen”. Konkursi organizohet nga Organizata Botërore e Aftësive dhe bashkëorganizohet nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës dhe bashkia e Shangait. Gjatë konkursit do të zhvillohen gjithashtu Kongresi Botëror i Aftësive dhe Ekspozita Botërore e Aftësive.

Duke përshëndetur këtë konkurs , presidenti Xi Jinping theksoi se aktualisht, një raund i ri i revolucionit shkencor dhe teknologjik dhe i transformimit industrial po përparon me shpejtësi, duke sjellë ndikime të thella në zhvillimin e aftësive profesionale në mbarë botën. Konkursi Botëror i Aftësive lidhet ngushtë me nevojat e industrive dhe ka krijuar një platformë të dobishme për profesionistët e aftësive nga vende të ndryshme për të përmirësuar mjeshtërinë e tyre, si dhe për të mësuar dhe shkëmbyer përvojë me njëri-tjetrin.