Haliti: Radojiçiq kërcënon udhëheqësit politikë përmes sms-ve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti tha se Milan Radojiçiq i cili ka udhëhequr grupin terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Halitit, për RTV21, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.