Hakohet faqja zyrtare e Real Madridit në Twitter, e shpallin Rodrygon të lënduar

Persona të paidentifikuar kanë hakuar rrjetin social të Real Madridit, në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ata publikuan një komunikatë zyrtare duke e shpallur sulmuesin Rodrygo Goes të lënduar, kinse ky i fundit ka probleme muskulore.

Sidoqoftë, Reali arriti ta rikthejë faqen zyrtare dhe për një kohë të shkurtër e fshin postimin e bërë.

Tifozët filluan të bëjnë shaka lidhur me këtë postim, duke thënë se personi në fjalë ka mundur të postojë si postim zyrtar rikthimin e CR7.

“Paramendojeni ai ka mundur të bëjë komunikatë zyrtare për Cristianon, por zgjodhi lëndimin e Rodrygo Goes”, shkroi njëri në Twitter./Lajmi.net/