Hakohen rrjetet sociale të FFM-së

Është hakuar faqja e facebookit të Federatës Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Siç duket është në pronësi të disa kinezëve të cilët kanë bërë postime të ndryshme të fotografive, videove, përcjellë Telegrafi.

Nga MPB dhe FFM ende nuk kemi ndonjë informacion lidhur me këtë por pritet gjatë ditës të prononcohen rreth rastit.