Haklaj: Sali Berisha akuzonte Ramush Haradinajn si kriminel lufte

Zylfije Haklaj ka akuzuar Sali Berishën se po e tradhton çështjen kombëtare dhe hiqet si shpëtimtari i vendit. Sipas saj, në vitin2008, Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinajn, shkruan tema.

Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë.

Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri?

“Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte”.

“Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.