50 milion denar për ujësjellësin në Likovë dhe Orizare

Ministria e Ambientit Jetësor do të ndajë 165 milion denar për nëntë komuna për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me ambientin jetësor. Mjetët financiare, siç informojnë nga kjo ministri, janë siguruar nga rishikimi i fundit i Buxhetit, që ditë më parë u miratua në procedurë parlamentare. Pjesa më e madhe e mjeteve, 49,9 milion denar, do t’i takojnë komunës së Likovës, prej të cilave 21 milion janë paraparë për përfundimin e rrjetit sekundarë për ujë të pijshëm në fshatin Likovë dhe 28 milion për përfundimin e rrjetit sekundarë për ujë të pijshëm në fshatin Orizare, njofton portali meta.mk.