Hajredini: Për Eurobondin dikush duhet të përgjigjet

Shkruan: Xhevdet Hajredini

S’është e vërtetë se ankandi për emetimin e eurobondit të nëntë ka rezultuar i suksesshëm, kur shihet se norma e interesit është gati një për qind më e lartë.
2. Borxhet e tjera, nga burime të tjera, nuk kanë lidhje me këtë eurobond.
3. S’është e vërtetë që interesi i investitorëve bazohet në besimin e tyre ndaj politikave të udhëhequra nga qeveria, sepse dihet që shtetet duhet t’i shlyejnë borxhet e tyre.
4. Huamarrja me qëllim të lehtësimit të borxhit nuk mund të kontribuojë në një rritje më të madhe, as në afat të mesëm, as afatgjatë. Kjo kërkon investime për zhvillimin ekonomik.
5. Pritej që dikush të mbante përgjegjësi, pasiqë nga ministri i Drejtësisë u kërkua nënshkrim qëkur ai u shkarkua, gjë që shkaktoi këtë dëm.

P.S.
Për çdo lëshim që shkakton dështimin e diçkaje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi

*Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave