Hajredini: LSDM e VMRO, e duan BDIn n’qeveri prandaj 10 vite ua paguajnë votuesit

Shkruan: Xhevdet Hajredini

Zaevi pohon se në LSDM-ja ka njerëz të cilët dëshirojnë koalicion me BDI-në…, se koalicioni është stabil, se numrat janë të padiskutueshme dhe ata do ta përcaktojnë koalicionin e ardhshëm.
Kështu është, z. Zaev, sepse:
1. Edhe VMRO edhe LSDM, më shumë se dhjetë vjet nga buxheti i shtetit i paguani votuesit e BDI-së;
2. Për të sinqertë e shpallët bashkëpunimin e Qeverisë me TELEKOM-in edhe në kohën kur drejtorët e tij funksionarëve të lartë shtetëror u kanë paguar shuma shumëmilionëshe dollarësh ryshfet. Gjyqi i Nju Jorkut ata i dënoi, ndërsa në Maqedoni askush nuk përgjigjet.
3. Gjyqi i Kërçovës pritet së shpejti ta dënojë El Çekën, sepse publikon biseda të funksionarëve të BDI-së, të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga ana e UDB-së, njëjtë sikur Ju që publikuat para katër vjet.
4. Askush nuk i zbulon dhe nuk i dënon aktivistët e BDI-së të cilët në shesh gjuanin me armë zjarri me rastin e festimit të fitoreve zgjedhore apo në dasma ku kishte edhe të plagosur.
5. Toleroni ministrat e BDI-së edhe kur shprehen në mënyrë publike se për punën e vet përgjigjen vetëm para liderit të partisë, edhe kur me muaj nuk vijnë në punë dhe marrin rrogë, edhe kur i torturojnë kuadrot komunale të partive të cilat nuk janë në koalicion me ju.

P.S. Ka shkruar ne facebook ish-ministri i Financave dhe politikani Xhevdet Hajredini