“Hajde Maqedonia, ma gjallë”, thotë aktori Spahiu pasi Abazoviq u zgjodh kryeministër në Mal të Zi

Të shumta janë reagimet e personazheve publike pas zgjedhjes së shqiptarit Dritan Abazoviq për kryeministër në Mal të Zi, përcjell TV21. Ka reaguar edhe aktori Fatmir Spahiu, i cili ka uruar Abazoviqin ndërkaq thotë se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut “duhet të gjallërohen” rreth kryesimit me ekzekutivin, duke aluduar se radha është që Maqedonia e Veriut të zgjedh një kryeministër shqiptar.

“Hajde me hajr Dritan Abazović. Hajde Maqedonia, ma gjalle ma gjalleeee…”, ka shkruar aktori Spahiu.