Habit me veprimin: Dafina Zeqiri i lejon fansat t’ia prekin të pasmet në një nga koncertet e fundit

Ajo është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila po vazhdon të jetë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.

Bukuroshja e njohur së fundmi ka performuar në një koncert në Austri, ku si gjithnjë ka mahnitur me lëvizjet e vallëzimin provokues.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një moment, teksa po këndonte hitin “Drama x Pahiri”, ajo po bënte ‘twerk’ para audiencës.

34 vjeçarja madje iu afrua fansave dhe i lejoi që t’ia preknin të pasmet, ndërkohë që kërcente.

Foto: Screenshot/Instagram

Videoja u bë virale dhe është komentuar jashtëzakonisht shumë, sidomos në TikTok.

E njëjta këtë kohë ka qenë në vëmendje pasi njoftoi fansat se do të martohet në vitin 2024.

Dafina vlen të ceket se po shijon një lidhje të re dashurie me Kreshnik Gjergjin.