“Haaland do të transferohet në Camp Nou”, premtoi kandidati i Barcelonës për president

Barcelona, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeus, do të mbajnë zgjedhjet për të caktuar një president të ri.

Janë disa emra që kanë shpallur kandidaturat e tyre dhe veçse kanë filluar me premtimet për sezonet në vazhdim.

Emili Rousaud, njëri prej personave që ka shpallur kandidaturën, ka premtuar që do të transferoj Erling Haaland në Camp Nou nëse ai zgjedhet president, përcjell lajmi.net.

Të mërkurën, Rousaud ka njoftuar se do të emëroj Josep Maria Minguella si zëvendës president kur vjen në zyrë.

“Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme, ka qenë i aftë ta transferoj Maradonen, Stoichkov, Romarion, Messin dhe Ansu Fatin”, u shpreh Rousaud për Minguellan.

Gjithashtu, Mino Raiola (agjenti i Haaland) ka marrëdhënie të mira me të dhe kjo mund të jetë njëra prej arsyeve kryesore që norvegjezi të transferohet në Barcelonë.