Guterres takohet me Zelenskyn, diskutojnë për mundësinë e evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, janë takuar sot në Kiev nga ku porositën sesi lufta në shekullin e 21-të është absurde.

Guterres vizitoi sot Kievin, ku u takua me presidentin ukrainas dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitry Kuleba, transmeotn Telegrafi.

Gjatë ditës së sotme, Guterres vizitoi qytetin Borodyank, ku shprehu mllefin pasi që ishte dëshmitar i tmerrit që ishte shkaktuar atje.

Ai më pas vizitoi kishën e Shën Andreut në Bucha, vend ky ku u kryen masakra mbi civilët nga forca ruse, nga ku është thënë se duhet hetuar krimet e luftës dhe t’i ofrohet mbështetje gjykatës ndërkombëtare – duke i bërë apel Federatës Ruse për bashkëpunim.

E pasi përfundoi takimi mes Zelenskyt dhe Guterresit, presidenti ukrainas tha se konsideron se ekziston mundësia të ketë bisedime të suksesshme lidhur me çbllokimin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Ndërkaq Guterres u tha gazetarëve se diskutimi ka qenë intensiv dhe se do të bëjnë çfarë të munden që të filloi evakuimi i civilëve nga Mariupoli.

Është interesant se në kohën kur po mbahej konferenca e përbashkët, disa raketa janë shkrepur mbi Kievin, ku akoma gjendet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për dëme materiale apo të lënduar.