Grubi uron Abazoviqin: Mali i Zi zgjodhi frymën euro-amerikane

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka uruar zgjedhjen e politikanit shqiptar Dritan Abazoviq për kryeministër në Mal të Zi. Grubi thotë se me këtë vendim Mali i Zi zgjodhi frymën euro-amerikane.

“Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme. Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan Abazoviçin si kryeministër të vendit mik, të cilit i shpreh sot urimet e mia të sinqerta dhe suksese, shëndet e mbarësi në misionin e ri. Me Dritanin, mbetemi të përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian”, ka shkruar Grubi.