Guteresh apelon të shmanget lufta në Gjirin Persik

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot kërkoi përpjekje shtesë që të pengohet lufta në Gjirin Persik, njoftuan agjencitë botërore.

“Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm do ta vazhdojë angazhimin e tij aktiv me aktorë relevantë”, theksoi zëdhënësi i tij Stefan Gjujaiq.

“Detyra jonë e përbashkët është që t’i investojmë të gjitha përpjekjet që të shmangim luftë në Gjirin Persik, që bota nuk mund ta lejojë”, theksoi Gjujariq.