Gundogan rrëfen vështirësitë me të cilat po përballet gjatë vetizolimit

Ilkay Gundogan e ka pranuar se ai po e ka të vështirë të gjejë motiv për t’u ushtruar gjatë kohës sa është i vetizoluar në shtëpi, edhe pse thotë se e di që është në pozitë të privilegjuar krahasuar me shumë të tjerë.

Mesfushori i Manchester Cityt ka qenë duke ndihmuar duke dhuruar para për organizatat në Gjermani, përderisa po vazhdon ta ndjekë programin e stërvitjeve individuale që klubi ia ka dhënë ta ndjekë nga shtëpia.

Tani lojtarët e Premierligës duhet të jenë vetë të motivuar për shkak se nuk mund të stërviten me bashkëlojtarët e tyre dhe në ambientet e pajisura mirë të klubeve. Gundogan e ka pranuar se ai po ka vështirësi në këtë aspekt.

“Unë kam disa gjëra që duhet t’i bëj dhe pastaj mund të vazhdoj normalisht. Të jem i sinqertë, nuk është e lehtë ta motivosh veten këto ditë vazhdimisht kur je duke u stërvitur”, ka thënë Gundogan.

“Ju e dini, si njerëzit që po punojnë nga shtëpia, ndoshta mund ta krahasoni me këtë gjë”.

“Për ata njerëz, nuk është e njëjtë si të shkojnë çdo ditë në punë dhe ta bëjnë punën e tyre. Tani duhet ta motivosh veten dhe ta bësh vetë punën tënde. Disa ditë kjo është më e vështirë sesa në të tjerat”.

Përderisa Gundogan është duke u përballur me këto vështirësi teksa po qëndron i vetizoluar në Mançester, ai ka qenë duke ndihmuar në Gjermani, ku po dhuron para për njerëzit në nevojë në Heinsberg, si dhe u ka dërguar ndihma mjekëve. Ilkay Gundogan e ka pranuar se ai po e ka të vështirë të gjejë motiv për t’u ushtruar gjatë kohës sa është i vetizoluar në shtëpi, edhe pse thotë se e di që është në pozitë të privilegjuar krahasuar me shumë të tjerë.

Mesfushori i Manchester Cityt ka qenë duke ndihmuar duke dhuruar para për organizatat në Gjermani, përderisa po vazhdon ta ndjekë programin e stërvitjeve individuale që klubi ia ka dhënë ta ndjekë nga shtëpia.

Tani lojtarët e Premierligës duhet të jenë vetë të motivuar për shkak se nuk mund të stërviten me bashkëlojtarët e tyre dhe në ambientet e pajisura mirë të klubeve. Gundogan e ka pranuar se ai po ka vështirësi në këtë aspekt.

“Unë kam disa gjëra që duhet t’i bëj dhe pastaj mund të vazhdoj normalisht. Të jem i sinqertë, nuk është e lehtë ta motivosh veten këto ditë vazhdimisht kur je duke u stërvitur”, ka thënë Gundogan.

“Ju e dini, si njerëzit që po punojnë nga shtëpia, ndoshta mund ta krahasoni me këtë gjë”.

“Për ata njerëz, nuk është e njëjtë si të shkojnë çdo ditë në punë dhe ta bëjnë punën e tyre. Tani duhet ta motivosh veten dhe ta bësh vetë punën tënde. Disa ditë kjo është më e vështirë sesa në të tjerat”.

Përderisa Gundogan është duke u përballur me këto vështirësi teksa po qëndron i vetizoluar në Mançester, ai ka qenë duke ndihmuar në Gjermani, ku po dhuron para për njerëzit në nevojë në Heinsberg, si dhe u ka dërguar ndihma mjekëve.