Guardiola për Haalandin: “Me këto çmime, s’do të blejmë asnjë sulmues”

150 milionë euro, kaq kërkon Borussia Dortmundi për Erling Haalandin.

Për sulmuesin e talentuar interesohet edhe Manchester City, që në verë do të mbetet pa Sergio Agueron, i cili do të largohet pas 10 sezonesh në Angli.

Pep Guardiola do të bëjë të pamundurën që të marrë një sulmues të mirë gjatë verës, por çmimet marramendëse në treg po e frikësojnë atë.

“Me këto çmime, nuk do të blejmë asnjë sulmues. Është e pamundur”, tha Guardiola.