Guardiola kërkon transferimin e Mac Allister

Trajneri i Man City, Pep Guardiola ka kërkesë për klubin e tij.
Duke pasur parasysh largimet e mundshme të Ilkay Gundogan dhe Bernardo Silva verën e ardhshme nga Manchester City, Guardiola po skanon merkaton në kërkim të një mesfushori.

Siç raporton ‘Daily Star’, një nga lojtarët që kanë në listë është argjentinasi i Brighton, Mac Allister.

Vlerësohet se klubi anglez nuk do ta lërë jashtë për më pak se 75 milionë euro, ndaj City do të duhet të paguajë atë çmim për kamionin e botës.

Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje ndërmjet klubeve për lojtarin.