Guardiola: Jemi legjenda, kemi fituar 4/5 në këtë shtet, do të mbahemi mend

Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e tij.

Trajneri i Manchester City beson se skuadra e tij është një grup legjendash që do të mbahen mend gjatë.

Guardiola ka thënë se të fitosh katër herë në pesë vite në Angli, duhet të bësh diçka speciale.

“Wow. Jemi legjenda. Kur fiton në këtë vend, katër nga pesë, është sepse këta djem janë specialë, do të mbahemi mend”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Herën e parë 100 pikë, të dytën në Brighton, të tretën pa tifozë. Wow, të fitosh me njerëzit tanë është më e mira”, shtoi spanjolli.

Guardiola është trajneri i dytë me më së shumti trofe në Premier League, pas Sir Alex Ferguson.