Guardiola: I lumtur që do të qëndroj edhe për dy vite

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas rinovimit të kontratës me Manchester City.
Skuadra e Manchester City ka njoftuar sot për rinovimin e kontratës së Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka vendosur të qëndrojë në ‘Etihad’ edhe për dy vite të tjera. Për këtë, ai është shprehur i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për dy vite. S’mund t’i falënderoj mjaftueshëm të gjithë në klub që më besuan mua”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur, rehat dhe kam gjithçka që më duhet për të bërë punën time. E di se kapitulli i ardhshëm do të jetë i mahnitshëm për dekadën tjetër”, shtoi tutje spanjolli.

Guardiola synon të vazhdojë dominimin e tij në kampionatin anglez të futbollit, por edhe të fitojë Champions Leaguen e parë që prej largimit nga Barcelona.