Guardiola flet pas kualifikimit në gjysmëfinale: Më në fund

Skuadra e Manchester Cityt është kualifikuar në gjysmëfinale të UEFA Champions League – pasi eliminoi Borussia Dortmundit në rrethin çerekfinal.

Trajneri, Pep Guardiola foli pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij luajti futboll të bukur, përveç 10 minutave të para.

“Jam shumë i lumtur. Ne bëmë një paraqitje shumë të mirë, përveç 10 minutave të para. Më në fund arritëm këtu, e kemi merituar. Ne do të tentojmë të bëjmë futboll të bukur edhe kundër Paris Saint Germain”, ka thënë Pep pas ndeshjes.

Kujtojmë që Manchester City në gjysmëfinale do të luaj kundër Paris Saint-Germain.