Guardiola e dëshiron Palhinhan, gati të paguaj 50 milionë

Manchester City është duke kërkuar transferimin e mesfushorit të Fulham, Joao në afatin kalimtar të janarit.
Kampionët në fuqi të Anglisë thuhet se janë gati të paguajnë 50 milionë funte për ndërkombëtarin portugez pasi klubi e shikon atë si një zëvendësues për Kalvin Phillips që pritet të largohet, sipas Daily Star, përcjell lajmi.net.

Palhinha ishte shumë pranë transferimit te Bayern Munich në verë, por marrëveshja dështoi në fund.

Pavarësisht se humbi mundësinë për të nënshkruar me 28-vjeçarin, kampionët e Bundesligës mbeten të interesuar për të.

Bayern po lidhet gjithashtu me Phillips dhe nëse ata arrijnë të nënshkruajnë me ndërkombëtarin anglez, do t’i hapë Cityt rrugën për yllin e Fulham.