Guardiola: Do të bëjmë spalir për Liverpulin, ata e meritojnë këtë

– Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola konfirmoi për mediat britanike se “qytetarët” do të organizojnë spalir për kampionin e ri, Liverpul, me rastin e fitimit të titullit, e kjo do të ndodh në ndeshjen mes dy ekipeve në “Etihad”, në kuadër të xhiros së 32-të të Premier Ligës.
“Gjithsesi se do të bëjmë spalir. Ata e meritojnë këtë”, tha Guardiola.
Ndeshja Mançester Siti – Liverpul do të luhet më 2 korrik (e enjte)./MIA