Grubi poston foto me Erdanin: Ngushëllime të sinqerta për familjen!

“Foton e përbashkët me Erdanin ma nisën të afërmit e tij në dhimbjen e tyre me të madhe, të cilën e ndanë gjithësecili prej nesh, sot të gjithë jemi familjarë të Erdan Ramadanit”,ka shkruar zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.

“Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë që e njohën këtë shpirt të bardhë, qoftë i parajsës!

Shpreh vlerësimin tim për institucionet, prokurorinë, drejtorinë për kërkim dhe shpëtim, policinë, ushtrinë, vullnetarët dhe të gjithë shpëtimtarët që ndihmuan në gjetjen e Erdanit”, përfundon postimin e tij, Grubi.