Grubi pas votimit të Ligjeve për Korridoret 8 dhe 10D: Siç pata thënë: Pushka top ju bëftë por kjo punë S’NDALET!

Menjëherë pasi Kuvendi miratoi ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, zv.kryeministri Artan Grubi, ka falënderuar të gjithë deputetët për mbështetjen dhe përsëriti deklaratën e para disa ditëve: Kjo punë s’ndalet, pushka top ju bëftë.

“Siç pata thënë: Pushka top ju bëftë por kjo punë S’NDALET!
Kuvendi i miratoi të gjitha ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe 10-D!
Faleminderoj deputetët dhe qytetarët për mbështetjen e madhe ndaj projektit më të madh në historinë e vendit!”, ka shkruar Grubi.