Grubi paralajmëron rritjen e shumicës me deputetë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se do të rritet shumica parlamentare me ata deputetë që përkrahin Maqedoninë evropiane në NATO dhe BE.

Grubi këto komente i bëri sot gjatë një aktiviteti në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ai tha se shprehë keqardhje për ngjarjet në Kuvend me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, ku sipas tij, kryetarë partive keqpërdorën deputetët për interesa të tyre dhe për pengimin e rrugëtimit evropian.