Grubi: Paga ime 70.000 denarë dhe është paga më e vogël që kur jam në politikë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në intervistën e tij për TV24 tha se shumë shpesh bisedohet për pagat e ministrave dhe deputetëve, ndërsa këto paga, nuk ka kohë që nuk kanë ndryshuar.

“Paga ime është 70.000 denarë dhe nuk kam punuar me pagë më të vogël kur kam qenë në sektorin privat. Kjo është paga më e vogël që kur jam në politikë”, tha Grubi.

Ai shtoi se si qeveri kanë rritur pagën në 18 mijë denarë dhe po ashtu janë rritur edhe pensionet.

“Kemi treguar kujdes për qytetarët. Kjo qeveri dëshmoi se mund të menaxhojë me krizë”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi.