Grubi: Me Zaevin nuk kemi biseduar për ndarjen e resorëve për “Alternativën” (Video)

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, ka deklaruar se me kryeminstrin Zoran Zaev nuk e kanë hapur fare temën e ndarjes së resorëve për “Alternativën”, nëse kjo e fundit bëhet pjesë e Qeverisë, shkruan gazeta LAJM. Grubi, i cili dje është takuar me Zaevin, bëri të ditur se edhe sot do të bisedojë me kryeministrin lidhur me shumicën parlamentare.

“Dje kisha një bisedë të gjatë me kryeministrin Zaev. Do të kemi edhe sot takim në lidhje me zhvillimet me shumicën e re parlamentare, na njoftoi në lidhje me takimin që kishin me kryetarin e partisë “Alternativa”. Vlerësoj që të gjitha partitë politike që janë koshiente dhe janë në rrjedha me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut do të duhet të jenë konstruktive dhe të bëhen pjesë e shumicës parlamentare, në mënyrë që të vijojnë reformat dhe të arrijmë marrëveshjen me fqiun tonë Bullgarinë dhe të fillojnë negociatat me BE-në. Nuk kemi diskutuar fare në lidhje me çështjet kadrovike apo ndarjen e resorve midis partive politike”, tha Grubi./Gazeta LAJM