Grubi mbikëqyr punimet në “Bllagoja Toska” në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka qëndruar sot në Tetovë, ku nga afër ka mbikëqyrur punimet për bulevardin “Bllagoja Toska”, përcjell TV21.

Nga realizuesit e punimeve, Grubi u njoftua nga afër për punimet dhe premtoi se ndërtimi do të përfundojë për 10 ditë.

“Nga mbikëqyrja e procesit të punës për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, projekt ky kryekëput i Qeverisë dhe të cilit ia vumë gurthemelin para më pak se dy viteve ndërsa sot po paralajmërojmë përfundimin e asfaltimit brenda disa ditëve”, shkroi Grubi në Facebook.

Grubi pyeti kryetarin e Degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmetin për rëndësinë e kësaj rruge dhe ai u përgjigj:
“Është njëra nga arteriet kryesore të qytetit të Tetovës”.

I pranishëm në mbikëqyrje ka qenë edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi./TV21